LAJM I FUNDIT/ Uzuni në majën e sulmit dhe Broja në stol, Silvinjo zgjedh 11-shen kundër Polonisë
Shqipëria sfidon sot Poloninë në gjysmëfinalen e “play off”-it të Kupës së Botës 2026. Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij për këtë ndeshje historike. Këtë herë maja e sulmit i është besuar Myrto Uzunit, i cili do të ndihmohet në krahë nga Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami. Ndërkohë në pjesët e tjera të fushës, trajneri i brazilian i ka besuar të njëjtëve lojtarë me të cilët ka luajtur përgjatë gjithë kualifikueseve./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com