LAJM I FUNDIT/ Ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani, panik në stadium, Sembene bie pa ndjenja në fushë

LAJM I FUNDIT/ Ndërpritet ndeshja Partizani-Elbasani, panik në stadium, Sembene bie pa ndjenja në fushë

Një moment paniku në ndeshjen Partizani-Elbasani. Teksa ndeshja po vazhdon në shifrat 2-1, në minutat e fundit të saj, ka pasur shumë frikë. Papritur Sembene ka rënë pa ndjenja në fushë, pa pasur asnjë kontakt me kundërshtarët, duke u rrëzuar menjëherë. I menjëhershëm ishte edhe ndërhyrja e stafit të Partizanit, ashtu si edhe hyrja e ambulancës. Pamjet në fillim ishin shumë të frikshme, por pas pak minutash u kalua momenti më i vështirë i situatës dhe Sembene u përmend pa hyrë në ambulancë duke marrë duartrokitjet e të gjithëve. /Sport Ekspres/