LAJM I FUNDIT/ Kristjan Asllani luan ndeshjen e madhe, e nis titullar kundër Galatasaray
Kristjan Asllani është gati për të luajtur një ndeshje të madhe te Beshiktashi. Kjo është padyshim ndeshja më e rëndësishme që mesfushori shqiptar ka luajtur deri tani në Turqi, teksa Beshiktash do të pres në shtëpi Galatasarain. Galatasarai i yjeve që eleminoi Juventusin nga Champions League ndodhet në vendin e parë. Ndërkohë Beshiktashi vjen në vendin e katërt me 5 pikë më pak se Trabzonspori i vendit të tretë, ku luan edhe Ernest Muçu, Në formacionin zyrtar të Beshiktashit shihet se Kristjan Asllani do të jetë titullar në këtë përballje dhe pritet më interes që të shihet sesi do të jetë performanca e tij. /Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com