Lajm fantastik për Shqipërinë para Polonisë, Armando Broja kthehet dhe luan në Premier League

Lajm fantastik për Shqipërinë para Polonisë, Armando Broja kthehet dhe luan në Premier League

Kur jemi pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Poloni, në krahun e kuqezinjëve ka vend për optimizëm. Armando Broja është rikthyer në aksion, teksa ka luajtur për 10 minuta në ndeshjen Burnley-Bournemouth, e mbyllur në shifrat 0-0. Një 10 minutësh që ishte shumë aktiv për shqiptarin, i cili ka qenë disa herë në kontakt me topin dhe ka fituar shumë duele. Madje për të u krijua edhe një mundësi e mirë për të rrezikuar portën kundërshtare, e pa shfrytëzuar në mënyrën e duhur. Ajo që ka rëndësi është fakti që Broja ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për ndeshjen e madhe. /Sport Ekspres/