Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Laçi në Fier e Pogradeci në Gjirokastër, ndjekësit e Skënderbeut për pikë…vendimtare
Fazën e parë Apolonia ndaloi 1-1 bardhezinjtë në Laç, Luftëtari mundi në Pogradec ‘liqenorët’ 2-3. Kategoria e Parë luan sot dhe nesër ndeshjet e fundit të vitit kalendarik 2025. Këtë pasdite me fillim orën 13:30 për aktin e 17-të sezonal, do të zbresin në fushë tetë ekipe në katër çifte. Dueli kryesor zhvillohet në “Loni Papuçiu” të Fierit ndërmjet Apolonisë së vendit të katërt dhe Laçit të vendit të dytë. Paralelisht edhe takimet; Korabi- Burreli, AF Luftëtari- Pogradeci dhe Kastrioti-Lushnja. Ndërkaq dy ndeshjet Besa- Iliria dhe Kukësi- Skënderbeu janë në program për tçu luajtur nesër në orën 13:30. Kategoria e Parë, java e 17: Sot, ora 13:30 Apolonia- Laçi AF Luftëtari- Pogradeci Kastioti- Lushnja Korabi- Burreli Të dielën: Kukësi- Skënderbeu Besa- Iliria (në Luz të...