Laçi: E dimë sa e vështirë do të jetë ndaj Polonisë, duhet të japim gjithçka nga vetja
Qazim Laçi doli sot në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares kuqezi për ndeshjen e 26 marsit ndaj Polonisë. Në prag të kësaj transferte delikate “play off”-i, por shumë vendimtare për ta ëndërruar ende kualifikimin në Botërorin 2026, mesfushori ynë kuqezi u shpreh para gazetarëve: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse polakët kanë lojtarë me cilësi. Ne do luajmë kryesisht në mesfushë, do mundohemi ta stabilizojmë lojën. Nuk do të na mungojë motivimi maksimal, e dimë që është tek ndeshje. Po flasim për një ndeshje kualifikimi në Botëror, të dyja e meritojmë, detajet e vogla do të bëjnë diferencën. Trajneri do të na tregojë më shumë gjëra se si do të futemi në lojë, ndeshja mund të shkojë edhe më shumë...
Burimi:
telesport.al