Laçi dhjetë fitore radhazi, Pogradeci fiton në limite
U zhvilluan sot tre takime të javës së 24 në Kategori të Parë. Laçi shpartalloi Lushnjën në “Roza Haxhiu” 1-5 teksa hapi golat Tresa që në të 13′. Vendasit me një futbollist më pak që prej minutës së 25′. Fiton edhe Pogradeci në Fier me Apolininë teksa në të 89′ Pius shënon golin e triumfit. Të njëjtën gjë bën edhe Korabi i cili kaloi 1-0 Kastriotin ndërsa Tepshi shënoi për dibranët në të 87′. Laçi dhe Skënderbeu (korçarët një ndeshje më pak) në krye me nga 54 pikë, ndjek Pogradeci me 49 pikë. Tabela mbyllet nga Kukësi me 15 pikë. Takimet e tjera zhvillohen nesër në orën 13:30. Rezulatet: Korabi – Kastrioti 1-0 Apolonia – Pogradeci 1-2 Lushnja – Laçi 1-5 Nesër: Iliria – Kukësi...
Burimi:
sportiim.al