Laçi 9-të fitore radhazi, Pogradeci zhyt Lushnjën
Olsi Myrta (goli i 11-të sezonal) udhëheq Laçin te fitorja e radhës në kampionat. Mesfushori sulmues goditi nga pranë në minutën e 10-të për t’i dhënë avantazhin bardhezinjëve në duelin e javës së 23-të ndaj AF Luftëtarit. Me epërsinë e kurbinasëve sfida pëson ndryshimin e dytë në gola pikërisht në të 70′ teksa Sandër Kalaj dyfishon për skuadrën e Naxhi Shensojit. Kur dukej se e gjitha do mbyllej kështu një supergol i Ziajit në shtesë vulos shifta teknikë 2-1. Sakaq në “Gjorgji Kyçyku” Pogradeci mposhti 3-1 Lushnjën e Artan Banos. Preknicaj në të 31′, dy herë Pius në minutat 79′, 84′ ishin autorët e golave të skuadrës që drejtohet nga Emiljano Çela. Lagunarët ngushtuan përkohësisht shifrat në të 81′ me Cankën. Sfida e fundit e...
Burimi:
sportiim.al