La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

La Gjimshitin jashtë listës në EURO 2016/ De Biasi e pranon: Më dhemb zemra që nuk i dhashë mundësinë të luante

Nuk e përzgjodhi në listën e të grumbulluarve për EURO 2016, por sot Gianni de Biasi shfaqet i penduar për atë zgjedhje. Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se gaboi që nuk i dha mundësi Gjimshit të luante në kampionatin evropian. De Biasi theksoi se Shqipëria është një nga dy momentet më të veçantat në jetën e tij sportive. Sokol Balla: Një nga zbulimet e tua, është kapiteni Gjimshiti. Më kujtohet ndeshja e tij e parë në Danimarkë. Gjimshiti shkëlqeu në Kopenhagen, pastaj në fund ju e latë jashtë formacionit të Francës. Gianni de Biasi: Po Sokol, nëse do kthehesha pas sot nuk do të bëja të njëjtën zgjedhje. Por nëse flasim për një zgjedhje...