Ky është portieri pa klub që kushton vetëm 50 mijë euro dhe sot “kyçi” portën ndaj Spanjës

Ky është portieri pa klub që kushton vetëm 50 mijë euro dhe sot “kyçi” portën ndaj Spanjës

15 Qershor 2026 20:42 Telesport Spanja nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Cape Verde, në ndeshjen e parë për këtë Kupë Bote. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Josimar Dias, i njohur ndryshe si Vozinha. Ai është 40 vjeç dhe momentalisht është pa klub, pasi ndau rrugët me GD Chaves, një ekip portugez i Divizionit të Dytë. Nga 24 ndeshje në ligë, ai luajti vetëm 19, duke kaluar 14 në stol. Megjithatë, kjo nuk e pengoi aspak të shkëlqente sot ndaj Spanjës dhe jo më kot u shpall si “MVP” i ndeshjes. Vlera e tij në treg aktualisht është 50,000 euro. Por, pas paraqitjes së sotme, situata mund të marrë një kthesë tjetër. Rrall ndodh që një portier 40 vjeç e sipër...