Kuzhinierja personale denoncon Neymar, i kërkon dëmshpërblim për shfrytëzim të tepërt

Kuzhinierja personale denoncon Neymar, i kërkon dëmshpërblim për shfrytëzim të tepërt

Një kuzhiniere që ka punuar në vilën e Neymar në Rio de Janeiro ka denoncuar yllin brazilian dhe kompaninë që e punësoi, duke pretenduar se ka pësuar dëmtime serioze fizike për shkak të kushteve të punës. Sipas mediave braziliane, ngjarja lidhet me periudhën korrik 2025–shkurt 2026, kur gruaja shërbente në rezidencën e lojtarit, pas eksperiencave të tij europiane me Barcelonën dhe PSG. Kuzhinierja tregon se ditët fillonin në 7 të mëngjesit dhe duheshin përfunduar në 17 pasdite, por shpesh shkonin deri në 23, ose mesnatë, veçanërisht kur Neymar ftonte shumë mysafirë. Puna, sipas saj, ishte shumë e rëndë: përveç përgatitjes së mëngjesit dhe darkave për lojtarin, ajo gatuante për grupe që shpesh kalonin 150 persona. Me kalimin e kohës nisën t’i shfaqeshin probleme serioze me...