Kush fiton Botërorin 2026 do të marrë një unazë të personalizuar dhe me numër, njësosj si në NBA
Botërori 2026 po i afrohet gjithnjë e më shumë stilit të spektaklit amerikan, duke e afruar futbollin me sportet amerikane. Pas pushimeve gjatë ndeshjeve për sponsorët dhe televizionet, si dhe “halftime-show” të finales, që do ta zgjasë pushimin nga 15 në 30 minuta, vjen një tjetër risi: çdo lojtar i kombëtares kampione të botës, mes Spanjës dhe Argjentinës, do të marrë, përveç medaljes së artë, edhe një unazë të personalizuar dhe të numërtuar, si në NBA. Nuk dihet ende nëse presidenti Trump do t’ua vendosë vetë unazat fituesve. Ai pritet të jetë i pranishëm në finalen e madhe të së dielës. Edhe kjo ceremoni pritet të vazhdojë “ëndrrën amerikane” përtej fundit të ndeshjes. Çdo unazë do të jetë unike, e punuar sipas masës dhe e...
Burimi:
telesport.al