Kurtua: Murinjo është Murinjo, s’i pranon gabimet, kështu bën edhe për rastin racist ndaj Viniciusit
Adriatik BALLA Portieri i Real Madrid, Thibaut Kurtuas, ka kritikuar mënyrën se si Hoze Murinjo e menaxhoi situatën lidhur me abuzimin e dyshuar racist ndaj Vinicius Junior nga Gianluka Prestiani javën e kaluar. Trajneri i Benficës u kritikua gjerësisht pasi u fokusua te festimet e Viniciusit pas golit, në vend se te vetë incidenti, gjë që shumëkush e pa si një mënyrë për të justifikuar fyerjet e pretenduara të Prestianit. Sa i përket asaj që ndodhi, Kurtua zbuloi se ishte vetë Vinicius ai që vendosi që loja të vazhdonte pas incidentit me Prestianin. Portieri belg mendon se është problematike që një vendim i tillë të mbetet në dorën e lojtarit. “Ky është një moment i madh për futbollin që t’i japë fund këtyre gjërave. E...
Burimi:
sot.com.al