Kursi i mjekësisë sportive, FSHF hap regjistrimet e radhës. Ja si mund të aplikohet
Federata e Futbollit njofton hapjen zyrtare të regjistrimeve për edicionin e radhës të Kursit të Mjekësisë Sportive. Kursi organizohet nga FSHF dhe do të zhvillohet nën drejtimin e Departamentit të Mjekësisë Sportive, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportiv dhe Fizioterapistëve. Programi i kursit është i strukturuar në disa faza, sipas kalendarit të mëposhtëm: 16–17 shkurt, 18–19 mars, 1–2 prill, 28–29 maj, 17–18 shtator, 8–9 tetor, 5–6 nëntor, 14 dhjetor – diplomimi. Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Kursin e Mjekësisë Sportive duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Diplomë nga Universiteti i Mjekësisë ose Fizioterapi. Studentët e vitit të tretë duhet të paraqesin vërtetim nga Universiteti; Raport mjekësor, i lëshuar nga organi përkatës brenda 3 muajve të fundit; Fotografi pasaporte; Fotokopje e kartës së identitetit...
Burimi:
telesport.al