Kur portieri shembet psikologjikisht; rasti “Kinsky” dhe precedentët në futboll
Gabimet e portierëve kanë peshë të madhe psikologjike, sidomos në skena të mëdha. Kjo u pa edhe me Antonin Kinsky, portierin 23-vjeçar të Tottenham, që bëri dy gabime të rënda kundër Atletico Madridit në “Wanda Metropolitano”, në Champions League, dhe u zëvendësua nga Vicario që në minutën e 16-të. Vendimi i trajnerit Igor Tudor synonte të shmangte pasoja edhe më të rënda për lojtarin. Zëvendësimet e portierëve zakonisht ndodhin për dëmtime, por ka edhe raste të veçanta. Në Botërorin 2014, Louis van Gaal futi Tim Krul në minutën e fundit të shtesës kundër Costa Rica vetëm për penalltitë, duke e çuar Holandën në gjysmëfinale. Diçka e ngjashme ndodhi me Andrew Redmayne në Australi-Peru në “play off”-in e Botërorit 2022. Një shembull i famshëm është edhe...
Burimi:
telesport.al