Kuqezinjtë në Turqi, për Muçin ngrenë zërin edhe tifozët e Trabzonsporit

Kuqezinjtë në Turqi, për Muçin ngrenë zërin edhe tifozët e Trabzonsporit

Adriatik BALLA Paraqitja e lojtarëve shqiptarë në kampionatin turk në dy vitet e fundit ka qenë vërtet e mirë dhe me pritshmëri të mëdha, teksa nuk mungojnë emrat e njohur të përfaqësueses që militojnë në dy ligat kryesore të futbollit turk. Ndërkohë, Tifozët e Trabzonspor janë në protestë për Ernest Muçin. Ose më saktësisht,nëpërmjet tij po vërtetojnë se si trajtohen klubet e Stambollit dhe si trajtohen klubet e tjera nga mediat vendase. Shkak është bërë një gol i shënuar këtë fundjavë nga mesfushori i Beshiktashit, Orkun Kokçy në ndeshjen kudnër Gençlerbirligi. Ai shënoi nga një kënd shumë i vështirë me një goditje dënimi, me një goditje padyshim spektakolare. Në programe të ndryshme televizive, ky u cilësua si një nga golat më të bukur të sezonit...