Kupa/ Shehi: Shkalla e vështirësisë e madhe, provojmë

Kupa/ Shehi: Shkalla e vështirësisë e madhe, provojmë

Çerekfinalja e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndërmjet Dinamos dhe Tiranës nesër në orën 19:30 në “Air Albania Stadium” pritet të japë disa përgjigje. fakti që e vajtjes u fitua nga blutë 0-2, e rrit vështirësinë në kampin bardheblu ndërsa trajneri Shehi thotë se skuadra e tij do të tentojë mrekullinë. Shehi: Si duket gjendja? Gjendja përgjithësisht është e mirë, dhe pse shumë pak ditë na ndajnë nga ndeshja që kemi zhvilluar. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e Kupës. Si e vlerësoni Dinamon? Meriton respekt, kushdo skuadër, aq më tepër Dinamo që ka pozicion të mirë në renditje dhe kontingjent të mirë. Është sfidë e vështirë, edhe për shkak të rezultatit të parë. Kjo është ndeshje e dytë, por do përpiqemi...