Kupa me dy sfida të balancuara, Dinamo dhe Egnatia pritëse
Kupa e Shqipërisë nis sot me dy ndeshjet e para gjysmëfinale të edicionit 2025/2026.Katër skuadrat në garë do të përballen për të hedhur piketat e tyre në rrugëtimin drejt finales së madhe. Në stadiumin “Air Albania”, Dinamo Siti fituese 14 trofeve të këtij kompeticioni do të presë Vllazninë 8 herë fituese në një përballje që pritet të jetë mjaft e luftuar mes dy skuadrave me traditë në futbollin shqiptar. Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia me dy Kupa të fituara, do të përballet me AF Elbasanin në stadiumin “Arena Egnatia”. Dy skuadrat do të kërkojnë të përfitojnë nga ndeshja e parë për të marrë siguri përpara takimit të kthimit. Të dyja ndeshjet gjysmëfinale do të nisin në18:00. Përballjet e kthimit do të përcaktojnë dy skuadrat finaliste që...
Burimi:
sportiim.al