Kupa e Shqipërisë: Vllaznia e pëson në fund, Dinamo i gëzohet golit në shtesë

Kupa e Shqipërisë: Vllaznia e pëson në fund, Dinamo i gëzohet golit në shtesë

Në “Air Albania”, u luajt akti i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, mes Dinamos dhe Vllaznia, sfidë që u mbyll në barazim 1-1. Në minutën e 22-të, ku pas një kontakti në zonë mes Bismark dhe portierit të “Bluve”, Aldo Teqja, arbitri kryesor Andi Koçi drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyn VAR, anullohet vendimi për penallti dhe jepet faull në favor të Dinamos, pasi u konsiderua si faull ndërhyrja e Kevin Dodaj ndaj portierit të Dinamos. Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Sherif Kallakut-Dodajt dhe Bismakr, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për shkodranët. Pjesa e dytë nis më mirë për Dinamon. Në minutën e 53-të,...