Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Egnatia fitojnë duelet e para çerekfinale
Adriatik BALLA Kupa e Shqipërisë u kthye sërish me ndeshjet e saj, këtë herë me duelet në fazën çerekfinale, ku padyshim skuadrat treguan përkushtim dhe e dëshirojnë fort jo vetëm trofeun, por për një pjesë të klubeve është një shans që të çon në Europë. Dje ishte radha e dueleve të para të kësaj gaze, me dy ndeshje, e sot do të vijojë me dy duele të tjera, mes të cilave një është derbi Tirana-Dinamo. Dje fituan Vllaznia dhe Egnatia, skuadra që kanë shanse të fitojnë edhe titullin. Ndërsa pritet me interes edhe dueli i sotëm Elbasani-Partizani. Po të nisesh nga emrat, sheh se në garën për kupë janë të njëjtat skuadra që lakmojnë edhe titullin në kampionat. Egnatia përmbys Teutën në Durrës Egnatia e...
Burimi:
sot.com.al