Kupa e Shqipërisë U-17 & U-19/ Emocione deri në fund, përcaktohen çiftet finaliste
18 Janar 2026 15:05 Telesport Futbolli i të rinjve ishte në qendër të vëmendjes në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19, duke përcaktuar çiftet finaliste për secilën kategori. Në kategorinë U-17, Tirana dhe Partizani dhuruan spektakël në një përballje të luftuar deri në fund. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga pika e penalltive më e saktë u tregua Tirana, e cila fitoi 4-2 dhe siguroi biletën për në finale. Në gjysmëfinalen tjetër, Teuta dominoi ndaj Skënderbeut, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 dhe duke u kualifikuar për në finale. Finalja e Kupës së Shqipërisë U-17 është Teuta – Tirana. Emocione dhe rivalitet dhuruan edhe ndeshjet e vlefshme për Kupën...
Burimi:
telesport.al