Kupa e Shqipërisë/ Shorti i turit çerekfinal, Tirana- Dinamo…çiftet

Kupa e Shqipërisë/ Shorti i turit çerekfinal, Tirana- Dinamo…çiftet

Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje, me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtyp, këtë mesditë, u hodh shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë edicioni i 74-ër. Ai u drejtua nga Drejtori i Departamentit të Garave Marjus Sulejmani. Skuadrat pjesëmarrëse të ndara në dy vazo. Në Vazon 1; Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City, ndërsa në Vazon 2 ishin vendosur; AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana. Pas rrotullimit të goglave u peshkua një derbi si Tirana- Dinamo. Teuta pret Egnatian, Elbasani- Partizanin dhe Bylis në sfidën e parë pret Vllazninë. Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa...