Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Partizani dhe Tirana e mbyllin në vendin e parë

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen gjysmëfinalistët, Partizani dhe Tirana e mbyllin në vendin e parë

Pas ndeshjeve të raundit të gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve, janë përcaktuar 4 ekipet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që avancojnë më tej në fazën play off. Në Grupin A, Partizani e kishte siguruar me kohë vendin e parë dhe kualifikimin. Të kuqtë mposhtën 3-0 Studentin në derbin kryeqytetas (25-16, 25-22, 25-11), duke u kualifikuar bashkë me Skënderbeun, që u rendit i dyti pavarësisht se këtë raund ishte pushim. Në Grupin B, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Erzenit (25-17, 25-17, 25-27, 25-23), duke u klasifikuar në vendin e parë. Humbja i kushtoi rëndë ekipit shijakas, që u eliminua. Në vendin e dytë u klasifikua Vllaznia, që fitoi 3-0 në Elbasan ndaj ekipit vendës (25-19, 25-18, 25-18). Meshkuj-Grupi...