Kupa e Shqipërisë për vajza/ 22 gola në katër ndeshje, mësoni rezultatet
Ndeshjet e raundit të parë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për vajza u zhvilluan këtë fundjavë. Në takimet e luajtura të shtunën, Vllaznia konfirmoi forcën e saj duke triumfuar me shifrat e thella 9–0 ndaj Atletik Klub, në një paraqitje dominuese nga minuta e parë deri në fund. Ndërkohë, sfida mes Partizanit dhe Teutës ishte mjaft e luftuar dhe e hapur deri në vërshëllimën përfundimtare, me durrsaket që dolën fituese me rezultatin 0–2. Ndeshjet e zhvilluara sot vijuan në të njëjtin ritëm emocionues. Apolonia mposhti Kinostudion me rezultatin 7–0, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinales. Në takimin e fundit të këtij raundi, përballja mes Egnatias dhe Gramshit ishte më e luftuara dhe më e balancuara, duke prodhuar lojë të bukur dhe tension sportiv...
Burimi:
sot.com.al