Kupa e Shqipërisë për femra, ndeshjet e para. Teuta surprizon Vllazninë, Apolonia fiton në transfertë

Kupa e Shqipërisë për femra, ndeshjet e para. Teuta surprizon Vllazninë, Apolonia fiton në transfertë

3 Shkurt 2026 18:31 Telesport Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për vajza kanë dhuruar emocione, rivalitet dhe spektakël në ndeshjet e para të zhvilluara të shtunën dhe sot, duke lënë gjithçka të hapur për takimet e kthimit. Në përballjen mes Teutës dhe Vllaznisë, durrsaket triumfuan me rezultatin 2-1 pas një ndeshjeje të luftuar dhe plot intensitet, ku të dyja skuadrat shfaqën nivel të lartë loje dhe spektakël në fushë. Me këtë rezultat, sfida mbetet e hapur dhe finalistja e parë do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet të shtunën. Emocionet nuk munguan as sot në gjysmëfinalen tjetër, ku Apolonia arriti të fitojë 2-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Elbasan Arena”, në një takim të luftuar deri në minutat e fundit. Gjithçka mbetet...