Kupa e Shqipërisë: “Paqe” edhe në Rrogozhinë, finalisti do të vendoset në “Elbasan Arena”
8 Prill 2026 20:27 Telesport Në Rrogozhinë u luajt gjysmëfinalja tjetër mes Egnatias dhe Elbasanit, e cila po ashtu përfundoi në barazim 1-1. Egnatia gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku Eljon Sota shënoi me kokë pas krosimit të Fernando nga goditja e këndit. Elbasani barazon shifrat në minutën e 44-të, ku pas një kundëruslmi të shpejtë ishte Ze Gomes që gjeti rrjetën. Duke qenë se dyshohej për një pozicion jashtë loje të sulmuesit, u deshën minuta të tëra që VAR të dilte në konkluzion që goli ishte i rregullt. Në pjesën e dytë, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre, por pa arritur dot t’i finalizonin.Sfida mbyllet 1-1. Ndeshja e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena” më datën 22 prill.
Burimi:
telesport.al