Kupa e Shqipërisë/ Nesër nis futbolli i luajtur i vitit 2026

Kupa e Shqipërisë/ Nesër nis futbolli i luajtur i vitit 2026

Edicioni 74-ët i Kupës së Shqipërisë sheh nesër e shtunë 10 janar 2026, 16-të skuadrat në garë me duele mjaft interesante. Në këtë tur bashkohen dhe 8 skuadrat e Superiores të cilat kanë në tryezë ekipet rivale me favorin e të luajturit në fushën e tyre. Tre sfida konsiderohen si delikate. Tirana- Skënderbeu në kushtet aktuale, duket e balancuar. Po ashtu interesant takimi i “Niko Dovana”-s ndërmjet dy skuadrave të Superiores; Teuta- Vora. Një tjetër ndeshje rivalizuese pritet të luhet në “Adush Muça” aty ku Bylis përballet me Laçin. Të tjerat; Partizani, Vllaznia, Dinamo Siti dhe AF Elbasani, në letër, shihen favorite për të kaluar te 1/8-at. Të shtunën e 10 janarit luhet në dy orare; në 13:00 dhe në 16:00./Sportiim.al/ Turi i tretë: E...