Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Kupa e Shqipërisë hap vitin, Superioria nis nga raundi i tretë
E ndërsa skuadrat e nivelit të parë dhe të dytë pritet të zbresin nesër në fushë për të nisur me minifazën përgatitore, Departamanti i Garave në FSHF, ka në axhendë ndeshjet e raundit të tretë të Kupës së Shqipërisë. Të 16-të skuadrat në garë do të nisin përballjet me një takim më 10 janar 2026 të këtij edicioni të 75-të me duele mjaft interesante. Në këtë tur bashkohen dhe 8 skuadrat e Superiores të cilat kanë në tryezë ekipet rivale me favorin e të luajturit në fushën e tyre. Tre sfida konsiderohen si delikate. Tirana- Skënderbeu në kushtet aktuale, duket e balancuar. Po ashtu interesant takimi i “Niko Dovana”-s ndërmjet dy skuadrave të Superiores; Teuta- Vora. Një tjetër ndeshje rivalizuese pritet të luhet në “Adush...