Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen të martën dhe të mërkurën. Ja kalendari
E marta dhe e mërkura rikthen emocionet e Kupës së Shqipërisë, ku do të luhen ndeshjet e para çerekfinale. Të martën, në stadiumin “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë Vllazninë në duelin e parë, ku ballshiotët do të tentojnë surprizën. Në anën tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vijnë në një moment mjaft pozitiv, duke numëruar shtatë fitore radhazi mes kupës dhe kampionat. Po të martën, në orën 16:30, Teuta do të presë Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Një duel i fortë, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Teuta vjen në këtë sfidë pas një periudhe jo shumë të mirë, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Flamurtarit. Të mërkurën do të luhen edhe dy ndeshjet e tjera çerekfinale....
Burimi:
telesport.al