KUPA E SHQIPËRISË/ Caktohet axhenda e ndeshjeve të kthimit, të gjitha sfidat luhen në një ditë por me orare të ndryshme

KUPA E SHQIPËRISË/ Caktohet axhenda e ndeshjeve të kthimit, të gjitha sfidat luhen në një ditë por me orare të ndryshme

FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë të luhen në të njëjtën ditë, duke caktuar edhe oraret e sfidave që do të nxjerrin gjysmëfinalistët e turneut. Sipas planit të FSHF-së, të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve do të luhen më datë 4 mars, por sfidat do të jenë të ndara në dy orare të ndryshme. Në orën 16:30 do të luhen dy sfidat e para, ato Vllaznia-Bylis dhe Partizani-Elbasani, me këtë të dytën që është padyshim ajo ku pritet të ketë më shumë rivalitet. Ndërkohë, në orën 19:30 të së njëjtës datë luhen dy ndeshjet e tjera, me duelet Egnatia-Teuta dhe Dinamo-Tirana të cilat do të plotësojnë katërshen e skuadrave që vazhdojnë më tej në turne....