Kupa/ E rrallë, tre skuadrat e kryeqytetit luajnë në të njëjtën orë në Tiranë

Kupa/ E rrallë, tre skuadrat e kryeqytetit luajnë në të njëjtën orë në Tiranë

Edicioni 74-ët i Kupës së Shqipërisë sheh sot e shtunë 10 janar 2026, 16-të skuadrat në garë me duele mjaft interesante. Në këtë tur bashkohen dhe 8 skuadrat e Superiores të cilat kanë në tryezë ekipet rivale me favorin e të luajturit në fushën e tyre. Me mjaft interes shihet dueli Tirana- Skënderbeu aty ku bardheblutë pas përforcimëve të fundit pritet të shfaqen konkurues të denjë në këtë kompeticion. Përballë do të kenë Skënderbeun kryesues të Kategorisë së Parë. Interesant edhe takimi i “Niko Dovana”-s ndërmjet dy skuadrave të Superiores; Teuta- Vora. Një tjetër ndeshje rivalizuese pritet të luhet në “Adush Muça” aty ku Bylis përballet me Laçin. Të tjerat; Partizani, Vllaznia, Dinamo Siti dhe AF Elbasani, në letër, shihen favorite për të kaluar te...