Kupa e Mbretit: Atletico “manita” ndaj Betis, debutim i jashtëzakonshëm për Lookman (video)

Kupa e Mbretit: Atletico “manita” ndaj Betis, debutim i jashtëzakonshëm për Lookman (video)

5 Shkurt 2026 22:50 Telesport Atletico Madrid është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Mbretit në Spanjë. “Colchoneros” fituan bindshëm 0-5 ndaj Betis në transfertë dhe kjo e sotmja është padyshim një nga ndeshjet më të mira që ka bërë Atletico Madrid këtë sezon. “Colchoneros” gjetën avantazhin në minutën e 12-të. Koke kroson nga këndi, David Hancko shënon me kokë. Giuliano Simeone dyfishoi shifrat për Atleticon në minutën e 30-të, pas asistit të shkëlqyer të Matteo Ruggeri. Në minutën e 37-të, Ademola Lookman shënon në ndeshjen e parë debutuese me Atletico-n, pas asistit të Pablo Barrios. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Atletico-n. Në minutën e 62-të, pas një aksioni të shpejtë, Antoine Griezmann shënon golin e katërt pas asistit të Lookman. I futuri në...