Kupa e Kombeve të Afrikës: Senegali bën detyrën dhe shkon në çerekfinale, surpriza mban emrin Mali

Kupa e Kombeve të Afrikës: Senegali bën detyrën dhe shkon në çerekfinale, surpriza mban emrin Mali

Janë përcaktuar sot dy ekipet e para çerekfinaliste për Kupën e Kombeve të Afrikës që janë Senegali dhe Mali. Senegali mund 3-1 Sudanin, edhe pse këta të fundit kaluan të parët në avantazh me golin e Abdallah në minutën e 6-të. Senegal përmbysi shifrat brenda pjesës së parë, falë dopietës së Pape Gueye 29′ dhe 45+3′, mesfushorit të Villarreal. Në minutën e 77-të, Ibrahim Mbaye, sulmuesi 17-vjeçar i PSG-së vulosi fitoren 3-1 për Senegalin, pas asistitt ë marrë nga Sadio Mane, i dyti për këtë takim për ish-sulmuesin e Liverpool. Ndeshja tjetër mes Malit dhe Tunizisë ishte vërtet dramatike. Mali mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të, pasi Woyo Coulibaly u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshme...