Kupa e Kombeve të Afrikës: Nigeria tregon pse është favoriti kryesor, Tunizia ndjek e dyta

Kupa e Kombeve të Afrikës: Nigeria tregon pse është favoriti kryesor, Tunizia ndjek e dyta

30 Dhjetor 2025 19:00 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës, të vlefshme për grupin C, ndeshjet e fundit në grup. Nigeria që konsiderohet si favoriti kryesor për të fituar këtë kompeticion, e ka mbyllur grupin me pikë të plota, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë. “Shqiponjat” e Afrikës fituan 1-3 ndaj Ugandës, me goline shënuar nga sulmuesi i Trabzonspor, Paul Onuachu dhe dopieta e Raphael Onyedika, e mesfushorit të Club Brugge. Uganda ishte me një lojtar më pak nga minuta e 56-të, golin e vetëm për të e shënoi Rogers Mato. Fillimisht, portieri titullar u dëmtua, ai që e zëvendësoi u largua me karton të kuq. Në ndeshjen tjetër të grupit, Tanzania dhe Tunizia u ndanë në barazim...