Kupa e Kombeve të Afrikës: Maroku fluturon në çerekfinale, falë supergolit të yllit të Real Madrid
4 Janar 2026 19:01 Telesport Maroku, vendi organizator, është ekipi i tretë çerekfinalit i Kupës së Kombeve të Afrikës. Në stadiumin e mbushur plot në Rabat, Maroku fitoi 1-0 ndaj Tanzanisë. Fatin e takimit e vendosi goli i Brahim Diaz në minutën e 64-të. Ylli i Real Madridit shënoi një gol tejet të bukur, duke treguar gjithë klasin e tij, pas asistit të marrë nga Achraf Hakimi. Me golin e shënuar sot, Brahim Diaz bëhet lojtari i parë në historinë e Marokut që shënon 4 gola në 4 ndeshje rresht në Kupën e Kombeve të Afrikës. Maroku do të përballet ne çerekfinale me fituesin e çiftit Arika e Jugut-Kameron, sfidë që nis në orën 20:00. SHIKOGOLIN
Burimi:
telesport.al