Kupa e Kombeve të Afrikës: Kameruni nuk lë vend për surpriza dhe shkon në çerekfinale, testi i vërtetë ndaj Marokut

Kupa e Kombeve të Afrikës: Kameruni nuk lë vend për surpriza dhe shkon në çerekfinale, testi i vërtetë ndaj Marokut

4 Janar 2026 21:56 Telesport Kameruni është ekipi i katërt çerekfinalist e Kupës së Kombeve të Afrikës. “Luanët e Afrikës” eliminuan Afrikën e Jugut, duke fituar 1-2. Junior Tchamadeu shënoi në minutën e 34-të, pas një topi të nisur fillimisht nga goditja e këndit. Christian Kofane, sulmuesi 19-vjeçar i Bayer Leverkusen, shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, duke i dhënë Kamerunit avantazhin e dyfishtë. Evidence Makgopa ngushtoi shifrat, pasi shënoi golin e vetëm për Afrikën e Jugut në minutën e 88-të. Kameruni fiton 1-2 dhe shkon në çerekfinale, aty ku e pret Maroku, vendi organizator dhe pretendenti kryesor për të fituar trofeun. SHIHGOLAT