Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Kupa e Kombeve të Afrikës: Fituesi në fuqi e nis me fitore, vendos goli i yllit të Man. United (video)
24 Dhjetor 2025 20:37 Telesport Fituesi në fuqi i Kupës së Kombeve të Afrikës, Bregu i Fildishtë, e ka nisur me fitore rrugëtimin në këtë kompeticion. “Elefantët” kanë mundur 1-0 Mozambique, falë golit të Amad Diallo në pjesën e dytë. Pas një asisti me kokë nga Franck Kessie, ylli i Man. United, Diallo shenoi me një goditje nga brenda zonës me të djathtën, duke i dhënë avantazhin dhe golin e fitores, kombëtares së tij. Bregu i Fildisht kryeson grupin F me 3 pikë, ndërkohë që pas pak nis ndeshja tjetër e këtij grupi mes Kamerunit dhe Gabonit. SHIKOGOLIN