Kupa e Italisë: Atalanta leksione Juventusit, bardhezinjtë e mbyllin këtu. Pak minuta për Zhegrovën (video)
5 Shkurt 2026 22:55 Telesport U zhvillua sonte çerekfinalja e radhës për Kupën e Italisë për sezonin 2025/2026. Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-0 ndaj Juventusit. Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Gianluca Scamacca, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Bremer. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Atalantën. Goli i sigurisë për Atalantën erdhi në minutën e 77-të, me të sapofuturin në fushë Kamaldeen Sulemana. Ghanezi shënoi pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Raoul Bellanova. Në minutën e 85-të ishte Mario Pasalic që shënoi golin e tretë, kroati kishte vetëm dy minuta në fushë si zëvendësues i Charles De Ketelaere. Pasalic shënoi pas një topi të humbur nga bardhezinjtë, me një goditje...
Burimi:
telesport.al