Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi klasifikohet në vendin e tetë në garën e sllallomit në Suedi

Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi klasifikohet në vendin e tetë në garën e sllallomit në Suedi

15 Mars 2026 13:23 Telesport Në pistën suedeze të Are u zhvillua sot gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Kupën e Botës në ski. Në pistë zbriti edhe skiatorja kuqezi Lara Colturi, që e mbylli garën në vendin e dytë, duke bërë një tjetër paraqitje të mirë. Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 51“26, duke u klasifikuar në vendin e shtatë, ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 54”18. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’45”44, Colturi u rendit në vendin e tetë. Një fundjavë e mirë për 19-vjecaren kuqezi, që një ditë më parë u rendit në vendin e shtatë në sllallomin gjigand dhe sot e teta në sllallom. Një sezon që po mbyllet mirë për Colturi, ku deri...