Kupa e Botës: Cape Verde shkruan historinë, zhgënjen Spanja

Kupa e Botës: Cape Verde shkruan historinë, zhgënjen Spanja

Ka ardhur sot surpriza e parë e vërtetë e Kupës së Botës. Spanja e konsideruar si favoritja kryesore e këtij Botërori ka barazuar pa gola ndaj Cape Verde, në sfidën e luajtur në Atlanta, e para për grupin H. “Peshkaqenët blu” siç njihet ndryshe Cape Verde, merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe është një nga kombëtaret më të vogla, me një popullsi prej 600,000 banorësh. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 39-të, ku goditja e Ferran Torres ndalet nga traversa, pas asistit me kokë nga Marc Cucurella. Më pas, Oyarzabal provon të gjejë rrjetën me kokë, por portieri i afrikanëve tregohet i vëmendshëm. SHIKRASTIN Në minutat e fundit të pjesës së parë, Ferran Torres sërish kishte një mundësi të...