Kupa e Botës: Belgjika dhe Egjipti ndahen në paqe. Kombëtarja afrikane shënon të dy golat (video)
Belgjika dhe Egjipti u ndanë në barazim 1-1, në sfidën e luajtur në Seattle, e para për grupin G. Minutat e para ishin të barabarta për të dy ekipet. Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të, ku pas një aksioni të shpejtë të egjiptianëve dhe asistit të Mohamed Salah, ishte Eman Ashour i cili shënoi një supergol me një goditje fantastike me të djathtën nga distanca. Në minutën e 33-të, Egjipti i afrohet golit të dytë, por goditja e Mostafa Ziko në të majtën e portës, devijohet në momentin e fundit nga Thibaut Courtois dhe topi shkon në këndore. Rasti më i mirë për Belgjikën ishte në kohën shtesë, ku Jeremie Doku pranë pikës së penalltisë, kishte një shans ideal për të barazuar shifrat, por...
Burimi:
telesport.al