Kupa e Botës 2027 për femra, trajneri Grima zbardh listën me 23 futbollistet e Shqipërisë

Kupa e Botës 2027 për femra, trajneri Grima zbardh listën me 23 futbollistet e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave rikthehet në fushë për dy përballje të rëndësishme ndaj Uellsit, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të përballet me përfaqësuesen uellsiane më 14 dhe 18 prill. Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, stafi teknik ka përzgjedhur një grup prej 23 futbollistesh. Në këtë grumbullim rikthehen Leonora Dedgjonaj, Suzane Vuksani, Melissa Tom dhe Mimoza Hamidi, ndërsa një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi është mesfushorja Qëndresa Krasniqi, e cila do të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi. Skuadra do të nisë grumbullimin më 7 prill në Tiranë, ndërsa më 11 prill do të udhëtojë drejt Uellsit. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 prill në stadiumin “Stok Cae Ras”...