Kupa e Botës 2027 për femra: Shqipëria shkruan historinë pas fitores spektakolare ndaj Malit të Zi. Shkon në play-off

Kupa e Botës 2027 për femra: Shqipëria shkruan historinë pas fitores spektakolare ndaj Malit të Zi. Shkon në play-off

Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027. Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, duke përmbysur rezultatin dhe duke dominuar takimin përballë tifozëve shqiptarë. Golat e fitores u realizuan nga Megi Doçi (2), Fortesa Berisha, Gresa Berisha dhe Arbiona Bajraktari. Trajneri Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Mikaela Metalla, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Vanesa Levendi, Fortesa Berisha dhe Megi Doçi (c). Kombëtarja jonë e nis ndeshjen në sulm dhe rrezikon portën kundërshtare që...