Kupa e Botës 2026/ Shqipëria ka të drejtë vetëm për 3 mijë bileta, FSHF kërkon shtimin e tyre në Poloni

Kupa e Botës 2026/ Shqipëria ka të drejtë vetëm për 3 mijë bileta, FSHF kërkon shtimin e tyre në Poloni

Interesimi i jashtëzakonshëm i tifozëve shqiptarë për ndeshjen ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026 në Varshavë ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit të nisë negociatat me homologët polakë, me synimin për të siguruar më shumë bileta sesa kuota prej 5% që parashikon rregullorja e UEFA-s për ekipet mike. Sipas rregullave, kombëtarja shqiptare ka të drejtë për rreth 3 mijë bileta në stadiumin “Narodowy”, por mediet thonë se FSHF ka marrë sinjale pozitive nga pala polake për të rritur këtë numër deri në 4 mijë e 500 tifozë për ndeshjen e 26 marsit, e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Federata shqiptare e futbollit kërkon që numri i biletave të shkojë deri në rreth 6 mijë, megjithatë ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet polake....