KUPA: Barcelona flirton me përmbysjen e madhe, por Atletico reziston dhe shkon në finale!

KUPA: Barcelona flirton me përmbysjen e madhe, por Atletico reziston dhe shkon në finale!

Barcelona dha gjithçka për të realizuar një rikthim historik, por në fund nuk arriti ta përmbysë humbjen 4-0 nga ndeshja e parë. Fitorja 3-0 në “Camp Nou” nuk mjaftoi dhe Atletico Madrid siguroi kalimin në finale falë epërsisë së përgjithshme. Takimi nisi me ritëm të lartë, por Barcelona mori kontrollin gradualisht. Në minutën e 13-të, Jules Kounde u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, ndërsa në vend të tij u aktivizua Alejandro Balde. Raphinha tentoi që herët në minutën e 14-të me një goditje të fortë që kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.Në minutën e 29-të erdhi shpërthimi i parë i madh në “Camp Nou”. Lamine Yamal asistoi bukur për Marc Bernal, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 1-0, duke ndezur shpresat për...