Kundërshtarët e “play-off” për italianët? Interi mund të sfidojë Mourinhon, Juventusi ka rrezik turk

Kundërshtarët e “play-off” për italianët? Interi mund të sfidojë Mourinhon, Juventusi ka rrezik turk

Me renditjen tashmë të përcaktuar, janë bërë të ditur çiftet e mundshme për “play off”-et dhe 1/8 finale të Champions League. Në garë janë tri skuadra italiane, të cilat do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi. Mjaft intriguese është hipoteza e “play off”-it të Interit, që mund të përballet sërish me José Mourinhon, i kualifikuar në sekondën e fundit, falë golit në minutën e 98-të nga portieri Trubin, që vulosi fitoren 4-2 ndaj Real Madridit. Alternativa është më e lehtë, por duhet kujdes… Bodø/Glimt u fut me meritë në 24-she falë dy fitoreve radhazi kundër Manchester City dhe Atlético Madridit. Për Juventusin ekziston rreziku Galatasaray, me kujtimet e hidhura të sezonit 2013/14. Skuadra e Okan Buruk ka emra të njohur si Victor Osimhen dhe...