Kualifikueset për femra për Kupën e Botës 2027, trajneri Grima flet para përballjes me Malin e Zi: Duam ta nisim me fitore
Kombëtarja e vajzave zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare në stadiumin e Nikshiqit, në prag të ndeshjes ndaj Malit të Zi, sfida e parë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra paraqitet e plotë dhe në gjendje të mirë fizike për këtë përballje të rëndësishme. Një ditë para takimit, trajneri Armir Grima në një prononcim për fshf.org shpreh optimist për gjendjen e ekipit dhe objektivin e qartë për ta nisur me fitore këtë fushatë eliminatore. “Mendoj që jemi mirë, si fizikisht ashtu edhe të përgatitur për këtë ndeshje. Kaluam disa probleme gripale me vajzat, por tani jemi të plotë dhe gjithmonë qëllimi është ta nisim sa më mbarë. T’i fillojmë sa më mirë këto eliminatore. Kemi ardhur për ta fituar këtë ndeshje. Kemi punuar...
Burimi:
telesport.al