Kualifikueset e Kampionatit Europian U19 për vajza / Shqipëria barazon me Malin e Zi

Kualifikueset e Kampionatit Europian U19 për vajza / Shqipëria barazon me Malin e Zi

Euro U-19 për vajza / Shqipëria barazon 2-2 me Malin e Zi Shqipëria U-19 e vajzave barazoi me rezultatin 2-2 ndaj Malit të Zi ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, skuadra e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke përmbysur rezultatin në pjesën e dytë, por u ndal në minutat e fundit nga goli i barazimit të kundërshtareve. Trajnerja Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Helshani (GK), Hysa, Nika, Kadiolli, Bajramaj, Vata, Bushati, Ago (C), Stalaj, Reci dhe Leka. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 për Malin e Zi, pas golit të realizuar nga Dresaj në minutën e 29-të....