Kualifikimi nuk është i pamundur për Dritën, skuadra nga Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Konferencës
Drita ka mësuar sot kundërshtarët që do të ketë në rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës. Kalimi i fazës “play off” nuk është i pamundur për skuadrën nga Kosova. Shorti i hedhur sot nga UEFA e ka vënë përballë Çeljes. Këta të fundit luajnë në kampionatin slloven dhe janë një rival i përballueshëm për Dritën. Ndërkohë, në rast kualifikimi, “intelektualët” do të sfidojnë Spartën e Pragës ose AEK-un e Athinës./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com