Kthesë e papritur, lojtari “tradhton” Bayern? Nis negociatat me Real Madridin
27 Janar 2026 19:34 Telesport Edhe pse Bayern Munich i ka ofruar në tavolinë marrëveshjen e rinovimit të kontratës, Dayot Upamecano sërish po heziton të firmosë. “Cadena Ser” zbulon një prapaskenë të bujshme. Pas hezitimit të qendërmbrojtësit francez për të rinovuar me bavarezët, duket se qëndron Real Madridi. Klubi madrilen e sheh Upamecano-n si lojtarin e duhur për të forcuar qendrën e mbrojtjes për sezonin e ri, duke ditur që David Alaba dhe Antonio Rudiger pritet të largohen në verë. Tashmë, Real Madrid e ka kthyer në strategji të mirëfilltë transferimin e lojtarëve “big” falas dhe emsa duket Dayot Upamecano, do të jetë ylli i radhës që do të vijë me kosto zero në Madrid.
Burimi:
telesport.al